Gjatë fillimit të javës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, vranësira, erëra të forta dhe reshje shiu.
Në Berlin të hënën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat për ditën e hënë do të luhatën nga 12 deri në 16 °C. Të martën parashihet mot kryesisht me vranësira e shi. Temperatura do të lëvizin nga 14 deri në 16 °C. E mërkura parashihet me mot pjesërisht me re e intervale me diell. Temperatura pritet të luhaten nga 13 deri në 18 °C.
Parashikimi i motit për ditën e hënë në Munih do të jetë pjesërisht me re e intervale me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 11 deri në 15 °C. Moti të martën në Munih parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 18 °C. Mot me shi pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 14 deri në 17 °C.
Të hënën në Frankfurt moti do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, diell e reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 17 °C. E marta do të jetë me reshje lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 13 deri në 19 °C. E mërkura parashihet të mbajë me diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 16 deri në 20 °C.
Moti të hënën në Hamburg do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e riga shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së hënë do të luhatën nga 16 deri në 17 °C. Të martën pritet të kemi mot pjesërisht me re dhe reshje lokale shiu, me temperatura nga 15 deri në 17 °C. Dita e mërkurë do të mbajë mot me shi paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperatura do të lëvizin prej 13 deri në 17 °C.
E hëna në Shtutgart do të jetë pjesërisht me re e intervale me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 12 deri në 16 °C. Moti të martën në Shtutgart parashihet të mbajë me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 19 °C. Mot me reshje të lehta shiu pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 15 deri në 19 °C.
/Motilokal.com
