Po bëheni gati për fillim të javës? Njihuni me parashikimin e motit në Zvicër

Po bëheni gati për fillim të javës? Njihuni me parashikimin e motit në Zvicër

Moti të hënën në Bazel do të mbajë pjesërisht me re dhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat për ditën e hënën do të luhatën nga 12 deri në 18 °C. Të martën pritet mot pjesërisht me re dhe intervale me diell, temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 21 °C. E mërkura do të mbajë mot kryesisht me diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 17 deri në 23 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Cyrih do të jetë pjesërisht me vranësira dhe riga shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 11 deri në 16 °C. Moti të martën parashihet të mbajë pjesërisht me re dhe intervale me diell. Temperaturat do të luhaten nga 12 deri në 20 °C. Dita e mërkurë parashihet të mbajë kryesisht me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 22 °C.

Të hënën në Gjenevë moti do të jetë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 20 °C. Ndërsa të martën do të mbajë me kthjellime. Temperatura do të luhaten nga 14 deri në 23 °C. Moti të mërkurën parashihet me diell, temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 27 °C.

Në Lozanë të hënën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët e riga shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 13 deri në 17 °C. Ndërkaq, të martën pritet të kemi mot me pjesërisht me re dhe diell, temperatura do të luhaten nga 15 deri në 21 °C. Të mërkurën pritet mot me diell, ku temperaturat do të sillen nga 17 deri në 23 °C.

Ndërsa në Lugano të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 15 deri në 22. E marta parashihet të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 15 deri në 23 °C. Parashikimi i motit për të mërkurën do të jetë me  diell. Temperaturat do të luhaten nga 18 deri në 25 °C

/Motilokal.com