Hapja e dritareve në mëngjes dhe shikimi i një dite të bukur me diell është diçka që na bën të lumtur në momentin e parë. Drita e diellit, përveç që ka një efekt pothuajse të menjëhershëm në gjendjen tonë shpirtërore, ofron përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien. Sigurisht që nuk duhet të ekspozohemi në diell pa pushim, por me masat e nevojshme paraprake, rrezet e diellit na transmetojnë energji jetësore dhe na ofrojnë shumë përfitime për shëndetin.
Serotonina luan një rol thelbësor në rregullimin e funksioneve të ndryshme të trupit tonë, si humorin dhe cilësinë e gjumit.
Rritja e prodhimit të hormonit gjeneron një përmirësim të humorit, gjë që na bën të ndihemi më të lumtur dhe plot energji. Në errësirë, trupi ynë prodhon melatoninë, një hormon që gjeneron ndjenjën e lodhjes dhe na bën të relaksohemi, duke na lejuar të flemë mirë .
Prandaj, ekuilibri i duhur midis dy substancave kimike është i rëndësishëm për të rregulluar mirëqenien e trupit. Për këtë arsye, ata që punojnë ose jetojnë për një kohë të gjatë në mungesë të dritës së ditës, për shembull në vendet më veriore të botës, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga çrregullime që lidhen me mungesën e dritës së diellit.
Një nga patologjitë më të zakonshme është çrregullimi afektiv sezonal, i cili manifestohet me simptoma si trishtimi, mungesa e energjisë dhe problemet me ciklin gjumë-zgjim dhe që përgjithësisht trajtohet me terapi me dritë, trajtim në të cilin njeriu ekspozohet periodikisht ndaj dritave artificiale për të bërë që trupi të prodhojë serotoninë.
/Motilokal.com
