Gjiri i Filikurit, thesari i fshehur mes bukurive të bregdetit shqiptar

Gjiri i Filikurit, thesari i fshehur mes bukurive të bregdetit shqiptar

Qetësi, diell, e ngjyrat më të kristalta të detit që mund t’i kërkoni gjenden tek plazhi i Filikurit.

Plazhi i Filikurit është një gji i vogël i rrethuar nga shkëmbinj të lartë. Është i vendosur në mes të plazhit të Potamit dhe Llamanit të Himarës.

Gjiri i Filikurit ofron një pamje mahnitëse për eksploruesit dhe turistët e aventurës të cilët duan të shijojnë detin e kristaltë mes shkëmbinjve dhe shpellave.


Tek Gjiri i Filikurit mund të shkohet shumë lehtë me varkë. Së fundi në plazhet e jugut janë disa varka të vogla që shërbejnë për transport kundrejt një pagese. Nëse vendosni të shkoni sigurohuni të merrni me vete ushqim dhe ujë mjaftueshëm, sepse në këtë plazh nuk do të gjeni dyqane.

/Motilokal.com