Sallatat si pjatë kryesore janë një vakt ideal, sidomos në verë kur për shkak të temperaturave të larta, shumë njerëzve nuk u pëlqen ushqimi i rëndë dhe i yndyrshëm.
Sallata e ftohtë me mish pule përmban raportin perfekt të mishit dhe perimeve dhe pas përgatitjes mund të ruhet në frigorifer për një ose dy ditë, gjë që ju kursen nga gatimi gjatë vapës.
Përbërësit
150 gramë gjoks pule
40 g makarona
2 vezë të ziera fort
3 gjethe marule
50 g avokado
80 g domate
Majdanoz i tharë dhe kripë
2 lugë kos
Përgatitja
Pritini mishin e pulës në feta të holla, hidhni kripë, piper dhe lyejeni me pak vaj kokosi. Gatuani makaronat. Ziejini edhe vezët.
Pritini avokadon dhe domatet në kubikë dhe vendosini në një tas. Shtoni sallatën e prerë në shirita më të vegjël. Kur mishi i pulës dhe makaronat të jenë ftohur, i shtoni në sallatë. Pritini vezët e ziera në copa më të vogla dhe shtoni në sallatë.
Përziejini gjithçka mirë, shtoni majdanoz të tharë e kripë nëse është e nevojshme dhe shtoni 2 lugë kos.
/Motilokal.com
