Hapet thirrja për investimet efiçiente për shtëpi, ja deri në sa për qind mund të përfitoni

Hapet thirrja për investimet efiçiente për shtëpi, ja deri në sa për qind mund të përfitoni

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë bashkë me Zyrën e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë kanë mbajtur ceremoninë e lansimit të thirrjes publike për projektin "Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit".

Në këtë ceremoni morën pjesën Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, anëtarë të Bordit të Fodit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se nga ky projekt të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë subvencionim 45% të vlerës së investimit për t’i rinovuar shtëpitë e tyre.

Ajo më tej ka sqaruar se janë e ardhshme do të shpallin thirrjet për subvencionim për pasjet efiçiente shtëpiake dhe sistemet solare termike për ngrohej të ujit.

“Këto investime janë mundësuar me përkrahjen e Komisionit Evropian nga fondet e IPA. Është kënaqësi të shohësh kur puna përkthehet në rezultate. Ne jemi në një fazë ku po kurorëzojmë me lansim të masave të një punë më se 8 mujore. Të gjithë qytetar do të kenë mundësin të përfitojnë subvencion 45% të vlerës së investimit për t’i rinovuar shtëpitë e tyre. Izolimin e shtëpisë, ndërrimi i dyerve dhe dritareve si dhe izolimin e kulmit. Ky investim do të ndihmoj direkt edhe më faktuarën e familjeve”, tha ajo.

“Javën e ardhshme ne si Ministri nga i njëjti program do të shpallim thirrjet për subvencionim të masave të efiçencës të energjisë që përfshinë për herë të parë pasjet efiçente shtëpiake dhe sistemet solare termike për ngrohej të ujit”, tha ajo.

Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se me izolimin e mirë të dritareve dhe të dyerve qytetarët mund të reduktojnë shpenzimin e energjisë elektrike për 30 për qind.

Ai tha se kursimi i energjisë është mënyra më e lehtë dhe më e mirë për ta përballuar krizën energjetike.

"BE-ja padyshim mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt energjisë së mirë dhe të pastër, dekarbonizimit dhe sigurisë së energjisë përmes drejtimeve kryesore të efiçiencës së energjisë dhe zhvendosjes drejt energjisë së rinovueshme, të cilat janë thelbësore për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik", theksoi Bianciardi.

Ndërsa në fjalën e saj, Nora Arifi, anëtare e Bordit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, tha se për zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit janë paraparë 10 milionë euro dhe do të përfitojnë mbi 2 mijë familje.

“Fondit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë nga këtë pako i janë besuar 20 milionë euro nga 75 milionë euro për dy masa. Për banesa sociale si dhe shtëpitë individuale të banimit në të gjithë Kosovës. Kjo që po e promovojmë sot për shtëpitë individuale ka një buxhet prej 10 milionë euro, ku pritet që të përfarojnë mbi 2 000 familje”, tha ajo.

/Motilokal.com