'Çmendet' moti në Suedi dhe Norvegji, stuhia nxjerr trenin nga shinat

'Çmendet' moti në Suedi dhe Norvegji, stuhia nxjerr trenin nga shinat

Suedia dhe Norvegjia janë përfshirë nga moti i ligë, me shira të dendur që kanë shkaktuar dëme të mëdha. Një tren ka dalë nga shinat si pasojë e stuhisë ndërsa tre persona kanë mbetur të lënduar.

Treni i pasagjerëve, i cili transportonte rreth 120 persona, ishte nisur për në qytetin e Sundsvall kur dy nga katër vagonët dolën nga shinat, për shkak të prishjes së një pjesë të hekurudhës.

Meteorologët suedezë dhe norvegjezë lëshuan alarme të kuqe, niveli më i ashpër i paralajmërimit, duke mbuluar disa ditë këtë javë dhe thanë se vendet më të goditura mund të kenë një muaj ose më shumë reshje normale shiu në 24 orë dhe përmbytjet më të këqija në 25 vjet në Norvegji, apo edhe 50 vjet për Suedinë.

Autoritetet paralajmëruan të prekurit që të qëndrojnë larg lumenjve dhe shpateve të pjerrëta dhe të udhëtojnë vetëm kur është rreptësisht e nevojshme. Ata thanë se ekzistonte një rrezik i lartë i dëmtimit të gjerë të pronës pasi reshjet e shiut do të vazhdonin në ditët në vijim.

Ekipet e emergjencës janë në gatishmëri, për të ndihmuar personat në nevojë.

/Motilokal.com