Pastrohen liqenet në kaskadën e lumit Drin

Pastrohen liqenet në kaskadën e lumit Drin

Skuadrat e Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë (KESH) po vazhdojnë punën për pastrimin e liqeneve në kaskadën e lumit Drin, që në kulmin e sezonit veror janë kthyer në kartolina turistike të Shqipërisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro informoi sot se stafet e tre hidrocentraleve në administrimin e KESH janë në detyrë edhe gjatë gushtit për pastrimin e liqenit të Komanit, ku është problematika më e madhe dhe fluksi i vizitorëve.

Por, Kumbaro u shpreh se “kjo nuk mjafton nëse nuk mbahet pastër gjithë territori që administrohet nga bashkitë Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë”.

“Nuk mjafton as kjo nëse secili nga nuk është i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj mjedisit! Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë”, theksoi ministrja Kumbaro.


/Motilokal.com