Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” po vazhdon aksionin lidhur me kyçjet ilegale në rrjeti e saj.
Ujësjellësi “Prishtina” njofton se ka identifikuar kyçje ilegale të kompanisë së betonit "DINO", në afërsi të Albi Mall, me ç'rast u shkyç dhe rasti do të procedohet më tutje me kallëzim penal.
Po ashtu bëhet e ditur se edhe kompania tjetër e betonit “FITORJA” është kyçur në mënyrë ilegale, e cila njëkohësisht është shkyçur dhe do të vazhdohet me procedura të tjera ligjore.
Si është e mundur që këto dy kompani me emër në Kosovë, ta bëjnë një vepër penale, vjedhjen e ujit?!
Kësaj pyetje edhe mund t’i gjendet përgjigjja. Kompanitë më të mëdha në Kosovë kanë dëshirë apo prioritet fitimin 100 për qind, duke i ikur tatimit, pagesave të kompanive shtetërore si ujin, rrymën por edhe taksat për punëtorë.
Ndoshta edhe nuk është çudi që ata e vjedhin edhe ujin e pijshëm.
/Motilokal.com
