Norvegjia goditet nga përmbytjet më shkatërruese në 50 vitet e fundit

Norvegjia goditet nga përmbytjet më shkatërruese në 50 vitet e fundit

Norvegjia ka filluar evakuimin e mijëra njerëzve nga zonat që u përmbytën nga lumenjtë që dilnin nga brigjet e tyre, që është fatkeqësia më e keqe natyrore në 50 vitet e fundit. Për shkak të sasisë së madhe të reshjeve, u shkaktuan shumë rrëshqitje të dheut.

Rrugët kryesore u mbyllën dhe shërbimet hekurudhore u pezulluan në pjesë të Norvegjisë Jugore pasi lumenjtë dolën nga brigjet e tyre dhe autoritetet paralajmëruan për përmbytje të mëtejshme në ditët në vijim pasi uji lëvizte drejt rajoneve më të ulëta bregdetare.

Në qarkun e Innlandet, një nga zonat më të goditura në Norvegji, popullsia është e shkëputur nga bota dhe kryebashkiaku i qarkut thotë se ndihma shtetërore duhet të dërgohet fillimisht në atë qark.

"Ne jemi në një situatë emergjente të dimensioneve kombëtare", tha kryebashkiaku i Inlandet Aud Hove në një deklaratë për shtyp.

Të mërkurën, qeveria vendosi të mobilizojë më shumë helikopterë për të marrë pjesë në evakuim, tha Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike për TV2, siç raportohet nga Reuters.

Deri më tani, nuk është raportuar asnjë vdekje në këtë fatkeqësi, thanë autoritetet norvegjeze.

Erërat e forta, shiu intensiv dhe rrëshqitjet e dheut kanë goditur pjesë të ndryshme të rajonit nordik ditët e fundit, duke thyer linjat e energjisë elektrike në Finlandë, duke përmbytur fshatrat në Norvegji dhe Suedi dhe duke ndaluar transportin publik në zonat e goditura rëndë.

Një tren suedez doli nga shinat të hënën kur përmbytjet rrënuan një argjinaturë hekurudhore, duke plagosur tre persona.

/Motilokal.com