Inspektorati në Podujevë gjobit me 150 euro qytetaren që hodhi mbeturina në hapësirë publike

Inspektorati në Podujevë gjobit me 150 euro qytetaren që hodhi mbeturina në hapësirë publike

Më datë 08.08.2023 Drejtoria e Inspeksionit përkatësisht inspektorët e ambientit kanë gjobitur një qytetare me 150 euro gjobë për hedhje të mbeturinave në hapësirat e sheshit të qytetit.

“Kjo gjobë vjen falë bashkëpunimit të mirë të qytetarëve me institucionet lokale, ku për rastin në fjalë qytetarët kanë lajmëruar Drejtorinë e Inspeksionit dhe menjëherë është identifikuar personi që ka hedhur mbeturina, të cilës edhe i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro nga inspektorët e ambientit”, thuhet në njoftim.

Tutje Komuna e Podujevës i fton të gjithë qytetarët që rastet e tilla t'i lajmërojnë në Drejtorinë e Inspeksionit në numrat e telefonit; 03820041066 dhe 03820041079.

/Motilokal.com