Flakët shkrumbojnë Hawaiin, ishulli regjistron tragjedinë më të rëndë në histori

Flakët shkrumbojnë Hawaiin, ishulli regjistron tragjedinë më të rëndë në histori

Ka shkuar në 36 numri i viktimave si pasojë e zjarreve vdekjeprurëse në Hawaii, në fatkeqësinë më të rëndë që ishulli ka regjistruar në historinë e tij.

Qyteti historik i Mauit pothuajse ka pushuar së ekzistuari, pasi të gjitha banesat janë shkrumbuar nga flakët, duke lënë pas pamje apokaliptike, të ngjashme me filmat fantashkencë të fundit të botës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po kërkojnë për të mbijetuar, ndërkohë që autoritetet parashikojnë se bilanci i viktimave mund të rritet dhe më tej, pasi shumë njerëz mungojnë në apel.

Autoritetet po përpiqen të gjejnë një strehim për turistët, një pjesë e të cilëve qëndruan në ujërat e oqeanit përgjatë natës për të shpëtuar nga flakët që përhapeshin me shpejtësi, të ndihmuara dhe nga erërat.

Presidenti Biden ka caktuar një ndihmë federale për të përballuar situatën dhe dërgoi disa helikopterë ushtarakë, ndërkohë që pakënaqësia është duke u shtuar te banorët të cilët kërkojnë shpalljen e gjendjes së emergjencës.

/Motilokal.com