Prevalla, vendi me ajrin dhe bukurinë e paparë në Kosovë, me një pamje të tillë që nuk i shkon përshtati!

Prevalla, vendi me ajrin dhe bukurinë e paparë në Kosovë, me një pamje të tillë që nuk i shkon përshtati!

Prevalla është një nga bukuritë e rralla të Kosovë që gjendet 28 kilometra larg Prizrenit dhe rreth 12 kilometra larg Brezovicës. Ky vend i bukur kufizohet me një pyll të madh, ku gjatë verës ka një pamje mahnitëse gjelbëruese gjithandej dhe me një freski që rrallë se e gjen diku tjetër.

Ky vend i bukur gjendet në një lartësi mbi detare mbi 1800 metra që ka tipare shëruese si verës, e veçanërisht gjatë dimrit. Po ashtu njihet edhe për fenomenin e gërshetimit të dy rrymave ajrore (ajri mesdhetar dhe ajri i bjeshkëve të Sharrit). Për këtë edhe preferohet nga mjekësia që së paku një herë në vit të vizitohet ky vend, pasi ndihmon në fitimin e rruazave të gjakut, ndihmon në të pamurit (shikueshmëri të qartë), por edhe për sëmundjet e mushkërive.


Prevalla ofron pamje mahnitës në çdo stinë të vitit.

Parku Kombëtar Sharrit është një kompleks bukurish interesante, ashtu siç janë vetë bukuritë e Kosovës. Këto bukuri marrin formën imponuese me pyje mes të cilave shtrihen e ndihet rrjedha e përrenjve edhe e Lumëbardhit ja shton edhe më shumë bukurinë këtij vendi magjik.


Fatkeqësisht mushkëria e Kosovës, ka mbetur e lënë anash nga dora e shtetit dhe e qeverisë lokale.

Megjithatë, për shkak të rritjes së turizmit dhe mungesa e zhvillimeve të infrastrukturës, Prevalla është përballur me sfida të mëdha në ruajtjen e trashëgimisë së saj natyrore. Ndotja dhe mbeturinat janë sfidat kryesore që ballafaqohen për të ruajtur shkëlqimin e kësaj parajsë të natyrës.


Që nga mbarimi i luftës në Prevallë janë ndërtuar shumë objekte dhe vila të ndryshme nga politikanë e biznesmenë, ndër to një pjesë e madhe janë pa leje.


 




 

View this post on Instagram

 








 


A post shared by motilokal.com (@motilokal)

Objektet janë ndërtuar dhe po vazhdojnë të ndërtohen pa respektimin e lejeve të ndërtimit, të dhëna nga Drejtoria për urbanizëm e planifikim hapësinor në Prizren kështu që në Prevallë është krijuar kaos urbanistik dhe degradim i ambientit jetësor.

Nuk është vetëm ky problem që ia zbeh bukurin vendit me ajrin më të pastër. Ata që shkojnë për ta kaluar një ditë, një fundjavë me vete marrin shumë gjëra për t’u ushqyer, madje madje pjekin flija, bëjnë grill etj,. Por, këto gjëra nuk i marrin me veti dhe i lënë aty dhe Prevalla merr një pamje krejtësisht tjetër. Bërlloku dominon kudo maleve të bukura të Sharrit edhe Lumëbardhi është i dekoruar me bërllokun nga ata që shkojnë për kënaqësi, “shërim”.

Ndotja nga kanalizimet është një problem i përhapur që ndikon negativisht në ajrin e pastër të Maleve të Sharrit.

Mbeturinat, përfshirë plastikën, ndikojnë negativisht në peizazhin e kësaj mrekullie dhe shkaktojnë dëme serioze në faunën dhe florën e pasur të kësaj pjese.

 




 

View this post on Instagram

 








 


A post shared by motilokal.com (@motilokal)

Për të luftuar këto sfida, është e nevojshme që të ndërmarrin masa urgjente për të ruajtur dhe mbrojtur bukuritë e kësaj zone të jashtëzakonshme natyrore. Kjo kërkon një angazhim të përbashkët të autoriteteve lokale, qendrore dhe komunitetit lokal.

Në këtë rrugëtim, duhet të zhvillohet një ndërgjegjësim i gjerë për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të krijohet ndërgjegjësim për ndikimin e veprimeve tona në natyrë.

Në të njëjtën kohë, duhet të promovohet turizmi i qëndrueshëm dhe zhvillimi i alternativave ekonomike të qëndrueshme për komunitetin lokal, duke krijuar një frymë bashkëpunimi midis zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së mjedisit.

Prevalla është një thesar i jashtëzakonshëm, që duhet të kujdesemi dhe ta ruajmë me kujdes. Me angazhimin e të gjithëve, ne mund t’i mbrojmë bukuritë që na i ka dhuruar Zoti.

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj - /Motilokal.com