A e dini se të stërviteni në rërë është më efektive se stërvitja në palestër?
Hulumtimet tregojnë se ushtrimet në rërë harxhojnë më shumë energji sesa stërvitja në sipërfaqe të forta. Ritmi i zemrës dhe marrja e oksigjenit rriten, ndërsa ushtrimet në rërë mund të ndihmojnë gjithashtu në rritjen e kapacitetit funksional.
Një studim i publikuar në vitin 2020 ekzaminoi rezultatet e kapacitetit funksional të të rriturve që ushtroheshin në sipërfaqe të forta dhe me rërë.
Të rriturit që ushtroheshin në rërë u përmirësuan dukshëm më shumë në testet e kapacitetit funksional sesa në sipërfaqe të forta. Në përgjithësi, ushtrimet në plazh mund të ndihmojnë edhe shëndetin tuaj mendor.
I njohur si ushtrimi i gjelbër, stërvitja jashtë ka përfitime duke përfshirë:
Uljen e nivelit të stresit;
Përmirëson simptomat e ankthit dhe depresionit;
Rrit fuqinë.
/Motilokal.com
