Parashikimi i motit sot dhe fundjavë në Kosovë

Parashikimi i motit sot dhe fundjavë në Kosovë

Moti sot në Kosovë do të mbajë me diell dhe me vranësira të cilat vende-vende parashihet të shoqërohen me riga të dobëta shiu.

Temperaturat për ditën e sotme parashihen të lëvizin ndërmjet 19 dhe 27 °C.

E shtuna do të jetë kryesisht me mot të kthjellët, ku temperaturat do të lëvizin prej 17 deri në 27 °C.

Edhe e diela do të mbajë mot me diell, temperaturat do të arrijnë deri në 29 °C. /Motilokal.com/