Shirat e dendur të ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje të mëdha në jug të Norvegjisë.
Një pjesë e digës Braskereidfoss u shemb pasi u tejmbush të mërkurën. Është një digë hidroelektrike që nuk mundi të përballonte vëllimin e madh të ujit dhe filloi të plasaritet derisa u ça. Policia më herët ka kryer një shpërthim të kontrolluar për të zhbllokuar ujin por në fund dëmi nuk është shmangur. Rreth 10-15 shtëpi u evakuuan sipas gazetës norvegjeze VG.
Arteriet rrugore qendrore që lidhin jugun me veriun e Norvegjisë mbeten të mbyllura dhe probleme vërehen edhe në lëvizjen e trenave. Ndërkohë, shumë pjesë të Norvegjisë jugore mbeten në alarm të kuq nga frika e përmbytjeve të mëtejshme.
24 orët e ardhshme janë kritike
Niveli i ujit në lumenjtë e rajonit ka tejkaluar nivelet e 50 viteve të fundit ndërsa kryeministri Jonas Gar Stere paralajmëron se “2-3 ditët e ardhshme janë shumë kritike dhe do të jemi në gatishmëri 24 orë në ditë”.
Një urë hekurudhore që lidh Oslon me Trondheim u shemb pa rrezikuar pasagjerët pasi trafiku tashmë ishte ndalur.
/Motilokal.com
