Kalaja e Prizrenit në vete përmban një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit dhe e bën këtë qytet me vlerë të padiskutueshme ambientale, shkencore, historike dhe turistike.
Duke shikuar aspektin kohor të ngritjes së objekteve nëpër mote në Kalanë e Prizrenit, arkeologët thonë se ato u përkasin periudhave të ndryshime historike, nga ajo antike dhe bizantine, e deri tek ajo osmane, pavarësisht se për një kohë të gjatë thuhej se ndërtimi i kësaj kalaje i përkiste periudhës bizantine.
Kalaja, për shkak të pozicionit topografik, bën që të shijoni plotësisht peizazhin tërheqës natyror.
Për të shijuar pamjen magjepsëse duhen 20 minuta ecje në këmbë. Një rrugicë e ngushtë lidh qendrën e qytetit kulturor me monumentin që konsiderohet atraksioni kryesor në Prizren.
Një ngjarje e rrallë dhe e pazakontë është realizuar në Kalanë e Prizrenit. Ditë më parë është mbajtur ceremonia e një martese apo thënë shkurt dasmë shqiptare dhëndri nga Kosova dhe nusja nga Shqipëria.
Kjo ngjarje e rrallë dhe e pazakontë u mbajt në emër të një “ngjarje kulturore” dhe jo paralajmëruar apo kërkuar leje për dasmë.
Ngjarja e quajtur "ngjarje kulturore" që u lejua të zhvillohej në Kalanë e Prizrenit shkaktoi një seri polemikash dhe kontestimesh në shoqëri.
Kritikët argumentuan se leja për të zhvilluar një dasmë në një vend historik si Kalaja e Prizrenit tregoi mungesën e respektit ndaj trashëgimisë kulturore.
Ndërsa drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha për një media ka deklaruar se një kërkesë ka ardhur për shqyrtim për mbajtjen e një eventi dhe jo dasmë. Sipas tij ky eventi që është mbajtur doli që është dasmë.
Ai tha deri që e ka parë në media së deri që e ka parë në media së është dasmë nuk e ka ditur se është mbajtur e tillë.
Këtu shtrohet pyetja a është dikush që kujdeset për kalanë, që e mbikëqyr këtë vend të trashëgimisë apo aty mund të hy dhe del kushdo?!
Tutje Rexha nga Instituti Arkeologjik theksoi se personi që ka kërkuar me mbajt këtë “ngjarje kulturore” ka deklaruar se në të do të marrin pjesë 200 persona, ku 50 për qind do të jenë ndërkombëtarë. Të cilët kishin deklaruar se do të vizitohen objektet e vjetra etj,.
Këtu edhe mund të ketë vend për dyshim që kinse nga Instituti Arkeologjik nuk kanë patur njohuri se çfarë është zhvilluar në vendin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Megjithatë, Kalaja e Prizrenit është diçka e veçantë. Ndonëse është në kodër, dhe për të arritur atje duhet ecur në këmbë në terren të pjerrët, tani, por edhe kur ishte nën gërmadha paraqiste interes për turistë të shumtë.
/Motilokal.com
