Keni plane për fundjavë? Shihni si do të mbajë moti në Gjermani

Keni plane për fundjavë? Shihni si do të mbajë moti në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 18 deri në 25 °C. E diela parashihet me mot pjesërisht me re dhe diell. Temperatura pritet të luhaten nga 18 deri në 24 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të luhaten nga 16 deri në 28 °C. E diela pritet të jetë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 19 deri në 27 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 18 deri në 26 °C. E diela parashihet të jetë pjesërisht me re dhe diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 17 deri në 24 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira e reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të luhatën nga 20 deri në 21 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht të vranët dhe intervale me diell. Temperatura do të lëvizin prej 17 deri në 22 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë me kthjellime, vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 18 deri në 27 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 19 deri në 24 °C.

/Motilokal.com