Moti të shtunën në Bazel do të mbajë pjesërisht me re, diell dhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 19 deri në 29 °C. E diela do të mbajë kryesisht me vranësira e reshje shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 20 deri në 28 °C.
Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë pothuajse i kthjellët paradite, në mesditë me reshje lokale shiu dhe pasdite pjesërisht me re. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 18 deri në 28 °C. Dita e diel parashihet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 27 °C.
Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 22 deri në 32 °C. Moti të dielën parashihet me kthjellime e diell. Temperaturat do të sillen nga 21 deri në 32 °C.
Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 22 deri në 28 °C. Të dielën pritet mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 21 deri në 28 °C.
Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 21 deri në 27. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë pothuajse i kthjellët paradite, ndërsa pasdite me riga lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 23 deri në 29 °C
/Motilokal.com
