Njihuni me robotin që mund të vendosë më shumë se 1000 tulla në orë dhe të ndërtojë një shtëpi më shpejt se një njeri

Njihuni me robotin që mund të vendosë më shumë se 1000 tulla në orë dhe të ndërtojë një shtëpi më shpejt se një njeri

Robotët po integrohen gjithmonë e më shumë në jetën tonë dhe po bëjnë gjëra shumë të dobishme. Tani robotët do të na ndërtojnë edhe shtëpinë për një kohë shumë të shkurtër. Një inxhinier australian ka krijuar një robot ndërtues, i cili vendos tullat shumë më shpejt se një njeri. Ky robot mund të ndërtojë një shtëpi në vetëm dy ditë.

Ndërsa një ekip ndërtimi mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në rreth katër deri në gjashtë javë. Për të ulur kohën dhe kostot e punës, disa ndërtues shtëpish kanë zgjedhur të automatizojnë një pjesë të procesit në vend të kësaj.

Një robot i ri, i zhvilluar nga kompania me bazë në Perth të Australisë, Fastbrick Robotics, mund të jetë makina më e shpejtë e ndërtimit të shtëpive deri më tani.

I quajtur Hadrian X, është në thelb një krah i gjatë robotik që montohet në një kamion, maune ose vinç. Roboti funksionon duke përdorur dizajnin 3D CAD të shtëpisë për të përcaktuar vendin e tullave dhe pastaj përdor softuerin e tij për të prerë dhe vendosur tullat. Për krijimin e këtij roboti

 inxhinieri ka harxhuar 7 milion dollarë.

Hadrian është në gjendje të vejë 1000 tulla në një orë dhe mund të punojë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës. Ai mund të ndërtojë rreth 150 shtëpi për një vit.


/Motilokal.com