Po bëheni gati për fillim të javës? Ky është parashikimi i motit në Kosovë

Po bëheni gati për fillim të javës? Ky është parashikimi i motit në Kosovë

Në Kosovë gjatë fillimit të javës pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, nxehtë dhe gjatë pasditeve mundësi për rrebeshe shiu.

Të hënën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë.

Ditën e martë do të mbajë mot me diell, vranësira, pasdite mundësi për rrebeshe shiu, bubullima dhe rrufe.

E mërkura parashikohet të jetë kryesisht me diell, pasdite mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

/Motilokal.com