Po bëheni gati për fillim të javës? Ky është parashikimi i motit në Maqedoni

Po bëheni gati për fillim të javës? Ky është parashikimi i motit në Maqedoni

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor, e cila herë pas here do të përforcohet në pjesët perëndimore dhe verilindore.

Dita e martë do të mbajë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Nga mesdita do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit të përcjellë me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

E mërkura do të jetë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu.

/Motilokal.com