E tmerrshme: Kjo kafshë e egër po mbahej në kafaz shumë të vogël në një restorant të Kosovës

E tmerrshme: Kjo kafshë e egër po mbahej në kafaz shumë të vogël në një restorant të Kosovës

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se ka pranuar shumë ankesa për kafshët e egra që mbahen në kushte të dobëta në restorantet e Kosovës.

Sipas kësaj organizate një shembull i tillë është restoranti "Liqeni i Mjellmave", ku një vjedull mbahet në një hapësirë shumë të ngushtë në kushte që shkelin haptazi standardet e pranueshme të mirëqenies së kafshëve.

“Ky nuk është thjesht një incident i izoluar; është një shkelje e përgjegjësisë sonë për të mbrojtur kafshët e egra në vendin tonë. Ne kemi ndërmarrë veprime dhe kemi kontaktuar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) për të adresuar këto shqetësime. Nga Ministria kemi marrë përgjegjje që këto ankesa janë duke u shqyrtuar”, thuhet në njoftim.

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve u ka bërë thirrje komunitetit të mos mbështesin praktika të tilla të mbajtjes së kafshëve.

“Kur mbështesim bizneset që shpërfillin mirëqenien e kafshëve për hir të argëtimit dhe rekreacionit, ne jemi bashkëfajtorë në vuajtjet e tyre. Ne duhet të shprehim kolektivisht përkushtimin tonë ndaj një bote ku respekti për të gjitha qeniet, si njerëzit ashtu edhe kafshët, është parimi kryesor”, theksohet në apelin e organizatës për mbrojtjen e kafshëve.

/Motilokal.com