Zgjohet vullkani më i madh në Evropë

Zgjohet vullkani më i madh në Evropë

Ka shpërthyer vullkani Etna në jug të Italisë. Sipas lajmit të BBC-së, dje ka ndodhur një shpërthim në vullkanin Etna në ishullin italian të Sicilisë.

Sipas zyrtarëve italianë shpërthimi është një "paralajmërim", duke theksuar se niveli i paralajmërimit për vullkanin është ngritur një shkallë.

Pas shpërthimit fluturimet në Aeroportin Katanias të rajonit të Sicilisë ishin anuluar përkohësisht.

Në lajmin e agjencisë italiane Ansa, thuhet se fluturimet janë ndaluar deri në orën 13:00 me kohën lokale në këtë aeroport.


/Motilokal.com