Dron për siguri në plazhe

Dron për siguri në plazhe

Ujërat më të ngrohta dhe më të pastra afër bregut në Long Island të Nju Jorkut, viteve të fundit kanë sjellë një numër në rritje të peshqve të vegjël në këtë zonë dhe me to edhe peshqit më të mëdhenj të cilët i hanë ata, përfshirë peshkaqenët. Në një mënyrë, është shenjë e mirë për mjedisin, por është komplet diçka tjetër për notarët, surfistët dhe vizitorët e plazheve.

Zyrtarët e sigurisë në një plazh në Nju Jork kanë ngritur numrin e përdorimit të dronve në tentimin e parandalimit të ndërveprimeve potencialisht të rrezikshme në mes njerëzve dhe peshkaqenëve.

Rojet e shpëtimit dhe oficerët e policisë së Parkut të Shtetit të Nju Jorkut në Jones Beach një park shtetëror që shtrihet mbi 10 kilometra përgjatë bregut jugor të Long Island mirëpret gjashtë milionë vizitorë në vit, tani po përdorin teknologjinë për të monitoruar ujërat jashtë bregut.

“Nuk mund të parashikoj nëse do të ketë apo jo më shumë kafshime apo sulme nga peshkaqenët, por ajo që mund t'ju them është se sa më shumë dron që fluturojnë në ajër, ka më shumë mundësi për t'i parë këto kafshë në habitatin e tyre natyror”, tha kapiteni i Policisë së Parkut Rishi Basdeo për CNN.

"Thjesht duke paralajmëruar njerëzit, kjo në vetvete është [pagim] dividentë", tha ai.


/Motilokal.com