Shi meteorësh/ Fotografi spektakolare që tregojnë mrekullinë në qiellin e natës

Shi meteorësh/ Fotografi spektakolare që tregojnë mrekullinë në qiellin e natës

Shiu vjetor i meteorëve “Perseid” ka ndriçuar qiejt anembanë botës për kënaqësinë e vëzhguesve të astronomisë, si dhe romantikëve që mundën të shihnin yjet teksa binin.

Ky fenomen ndodh në një kohë të ngjashme në korrik dhe gusht të çdo viti, dhe këtë herë ka arritur kulmin e tij në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës.

Meteorët goditën atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej 215,000 km/h, ndërsa parashikohet që në një orë të kenë rënë 100 meteorë.

Kësaj here meteorët mund të shiheshin edhe në Kosovë.


/Motilokal.com