Njihuni me shpendin që ushqehet natën dhe flenë ditën/ FOTO

Njihuni me shpendin që ushqehet natën dhe flenë ditën/ FOTO

Dallëndyshja e natës (Caprimulgus europaeus) është specie unike nga familja e dallëndysheve të natës në tërë Evropën dhe Azinë.

Dallëndyshet e natës janë të gjata 25-30 centimetra, me peshë prej 50-100 gramë dhe kanë hapje të krahëve prej 53-61 cm. Meshkujt dallohen nga femrat sipas pikave të bardha në krahët dhe bishtin. Dallëndyshja fluturon natën, kryesisht në muzg duke kërkuar ushqim. Më së shpeshti gjuan mole dhe insekte të tjera fluturuese. Gjatë ditës shtrihet e qetë në tokë, e mbuluar me puplat.

Dallëndyshja e natës vonë zhvendoset dhe rrallë paraqitet para fundit të muajit prill dhe fillimit të majit. Shtegtimi veror paraqitet në pjesën veriore dhe qendrore të Evropës, ndërsa shtegtimi dimëror në Afrikë.

Dallëndyshja e natës është fotografuar edhe në Kosovë nga fotografi i njohur i botës së egër Arian Mavriqi.

Ai në profilin e tij ka shkruar: “Për herë të parë, po e shoh dhe po e fotografoj, bile edhe kam xhiruar për dokumentarin e radhës. Folenë e kishte në tokë bashkë me dy zogjtë e saj të vogël. Me këtë lloj unë arrij numrin 190 shpendëve të dokumentuar në trojet tona. Zoti na ndihmoftë sa më shpejt të arrij numrin 200.”


/Motilokal.com