Kujdes ku parkoni veturën, ky robot po qarkullon në rrugë!

Kujdes ku parkoni veturën, ky robot po qarkullon në rrugë!

Një robot tërheqës apo siç nihet tek ne merimangë që komandohet me radio dhe është i aftë për të ngritur çdo lloj veture deri në 2 ton e gjysmë, është prodhuar nga një kompani franceze.

Roboti tërheqës shumë shpejt pritet të bëjë që të harrojmë kohën kur nën fshirësen e xhamit gjenim një gjobë për parkim të gabuar.

Kjo pasi një pamje që tregon punën e tij, teksa ka dalë në qarkullim në qytetin e Liverpulit, lë të kuptohet se lufta e bashkive kundër veturave të parkuara në mënyrë të paligjshme do të revolucionarizohet.

Tashmë roboti “Eastract”, i kontrolluar me radio, ka hyrë në shërbim për llogari të kompanisë Recovery North West, që operon në zonën e Liverpulit dhe është shndërruar në “tmerrin” e shoferëve të parregullt.

Falë shinave, ai mund të manovrojë edhe në hapësira shumë të kufizuara, ku një merimangë normale nuk arrin dot dhe është në gjendje të ngrejë edhe një SUV të madh.

Roboti shihet teksa largon nga rruga një Volvo Xc60 që ishte parkuar në një hapësirë të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara.

/Motilokal.com