Stuhi e mijëra rrufe! Moti i ligë kaplon Gjermaninë

Stuhi e mijëra rrufe! Moti i ligë kaplon Gjermaninë

Në Gjermaninë Jugore dhe të Mesme ka kaluar një stuhi me reshje të mëdha e rrufe. Në landin Hesen janë regjistruar shira të jashtëzakonshëm dhe mijëra shkreptima. Në disa rajone ranë madje deri në 60 litra shi për metër kuadrat.

Bodrume të mbushur me ujë, nënkalime nga ku duhej të shpëtoheshin shoferët prej automjeteve që lundronin në ujë. Aeroporti i Frankfurtit u bllokua disa orë. 70 fluturime të vonuara apo të anuluara, kurse pasagjerët e ardhur nuk mund të largoheshin nga avionët.


Për më shumë se dy orë u ndërpre lëvizja e pasagjerëve dhe transporti i valixheve në tokë, thuhet nga aeroporti. 23 fluturime të tjera u desh të ndërronin destinacion. Mijëra pasagjerë ishin të prekur nga moti i keq, sipas të dhënave.

Meteorologët regjistruan në zonën Rin dhe Main 25.289 shkreptima në një orë. Më të prekur ishin Gelsenkirchen, Raunheim, Griesheim, Hanau, Bad Nauhaim e zona të tjera. Zjarrfikësit e Frankfurtit regjistruan 500 aksione shpëtimi, në landin Renani-Veriore Vestfali më shumë se 150 aksione. Në Gjermani pritet të vazhdojë edhe këto ditë moti i keq, me temperatura nga 22 deri në 29 gradë dhe reshje të dendura.


/DW/Motilokal.com