Vala e të nxehtit në Turqi, regjistrohet rekordi i ri maksimal i temperaturës

Vala e të nxehtit në Turqi, regjistrohet rekordi i ri maksimal i temperaturës

Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë mbizotëruar ditët e fundit në zonat e Lindjes së Mesme.

Në veçanti, temperatura në Turqi në javën e fundit shënuan prej 45-46°C, duke arritur kulmin më 15 gusht 2023, ku u thye rekordi maksimal i temperaturës.

Më konkretisht, më 15/08 në qytetin Sarisakaya të provincës Eskişehir temperatura arriti në 49.5°C, vlerë kjo që është një rekord i ri maksimal i temperaturës për Turqinë, sipas  Ministrisë së Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike të Turqisë. Rekordi i mëparshëm u vendos në qytetin e  Jizre në korrik 2021 me një vlerë prej 49.1°C.

/Motilokal.com