Po përgatiteni për fundjavë? Ja si do të mbajë moti në Maqedoni

Po përgatiteni për fundjavë? Ja si do të mbajë moti në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell dhe ngrohtë, vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Pasdite kryesisht në pjesët perëndimore vranësirat do të shtohet dhe do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullimës.

Dita e shtunë do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë, me vranësira të ulëta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima të shoqëruara me erë të fortë.

E diela pritet të mbajë me diell dhe shumë ngrohtë, me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

/Motilokal.com