Çfarë moti na pret sot dhe fundjavë në Maqedoninë e Veriut

Çfarë moti na pret sot dhe fundjavë në Maqedoninë e Veriut

Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe fundjavë në Maqedoninë e Veriut, do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 31 °C.

Ndërsa për ditën e shtunë moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ku temperaturat do sillen nga 21 deri në 32 °C.

Ngjashëm pritet të jetë edhe dita e diel, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 °C. /Motilokal.com/