Në vetëm 13 ditë kaq persona aplikuan në Fondin për Efiçiencë të Energjisë

Në vetëm 13 ditë kaq persona aplikuan në Fondin për Efiçiencë të Energjisë

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka njoftuar se është mbyllur aplikimi për thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”

Sipas këtij fondi, mbyllja e parakohshme është rezultat i pranimit në vetëm të mbi 2000 aplikimeve “të cilat përmbushin buxhetin e destinuar për subvencionim të masave, izolim të mureve, kulmit dhe ndërrim të dyerve e dritareve të jashtme, deri në 45% të shumës (5% bonus për shtëpitë që janë pronë e gruas ose bashkëpronësi e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se aplikacionet kanë filluar të shqyrtohen sipas radhës së arritjes së tyre,dhe se tashmë janë dorëzuar edhe letrat e para të para-aprovimit.

“Të gjithë ata që pranojnë këtë dokument, duhet të ndjekin edhe më tutje rregullat e parapara në thirrjen publike (Thirrja Publike) deri në përfundim të procesit kur edhe marrin paratë”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com