Rikthehet vapa përvëluese/ Ky është parashikimi i motit në Shqipëri

Rikthehet vapa përvëluese/ Ky është parashikimi i motit në Shqipëri

Vala përvëluese e të nxehtit rikthehet sërish duke goditur një pjesë të mirë të Evropës dhe Shqipërinë.

Moti gjatë ditëve të javës parashikohet i kthjellët e me diell, ku gjatë pasditeve priten rrebeshe shiu në formën e shtrëngatave të shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Ndërsa duke filluar nga fundjava e ardhshme pritet rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje shiu në një pjesë të madhe të vendit.

Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe shumë nxehtë.

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe shumë, pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima dhe rrufe.

E mërkura parashikohet të jetë me mot të kthjellët e diell dhe nxehtë, pasdite priten rrebeshe shiu, bubullima e rrufe.

/Motilokal.com