Rikthehet vapa përvëluese/ Ky është parashikimi i motit në Kosovë

Rikthehet vapa përvëluese/ Ky është parashikimi i motit në Kosovë

Vala përvëluese e të nxehtit rikthehet sërish duke goditur një pjesë të mirë të Evropës dhe Kosovës.

Moti gjatë ditëve të javës parashikohet i kthjellët e me diell, ku gjatë pasditeve priten rrebeshe shiu në formën e shtrëngatave të shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Të hënën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë, pasdite mundësi për rrebeshe shiu, bubullima, rrufe dhe breshër.

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe shumë nxehtë.

E mërkura parashikohet të jetë kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

/Motilokal.com