Me ujë të pijshëm po e ujiste pemishten, shkyçet një lidhje ilegale në këtë fshat të Prishtinës

Me ujë të pijshëm po e ujiste pemishten, shkyçet një lidhje ilegale në këtë fshat të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se ka bërë një shkyçje ilegale në fshatin Llukar të Prishtinës.

KRU “Prishtina” ka zhvilluar aksion edhe ditën e diel në disa fshatra të Prishtinës, ku në një pronë në fshatin Llukar me ujë të pijshëm po ujitej një pemishte.

“Sapo u shkyç në fshatin Llukar një lidhje tjetër ilegale, që ujiste pemishten”, ka shkruar KRU “Prishtina” në Facebook.


/Motilokal.com