Bllokohen 497 kg qese plastike në Shkodër, ISHMT: Asnjë tolerim ndaj shkelësve të ligjit

Bllokohen 497 kg qese plastike në Shkodër, ISHMT: Asnjë tolerim ndaj shkelësve të ligjit

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) paralajmëron përmes një njoftimi zyrtar se nuk do të ketë tolerim ndaj asnjë personi që shkel ligjin, duke theksuar se këto qese janë të kategorikisht të ndaluara.

“Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) në kuadër të kontrolleve për ndalimin e përdorimit të qeseve njëpërdorimëshe bllokoi 497 kg qese plastike në  qytetin e Shkodrës. ISHMT bën të ditur se inspektorët vazhdojnë punën çdo ditë në terren për të siguruar se subjektet zbatojnë ligjin”, thuhet në njoftim.

“Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara. Inspektorët tanë do të jenë në terren, në çdo cep të vendit për të ndaluar përdorimin e qeseve njepërdorimëshe”. ISHMT u bën thirrje operatorëve ekonomik të bëhen pjesë e ndryshimit të madh mjedisor me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme”, bën me dije ISHMT.

/Motilokal.com