Ngordh orka që u mbajt në robëri për më shumë se gjysmë shekulli

Ngordh orka që u mbajt në robëri për më shumë se gjysmë shekulli

Lolita, një nga orkat më të vjetra që jetonte në robëri në Akuariumin Detar të Miami që nga viti 1970, ka ngordhur, raporton CNN.

Aktivistët e kafshëve kanë luftuar për lirinë e saj për dekada dhe kanë thënë se ajo duhet të kthehet në Paqësorin Veriperëndimor.

"Lolita ka mbijetuar kaq shumë në jetën e saj. Ajo ka duruar nëpër vështirësitë që ne qeniet njerëzore i kemi vënë asaj. Ajo ka jetuar burgimin e saj dhe ngordhjen e familjes së saj, ka jetuar ngordhjen e familjes tjetër dhe ajo ka jetuar duke qenë në këtë pishinë të vogël për kaq shumë vite”, tha Pritam Singh, e cila drejton një shoqatë për luftën për të drejtat e kafshëve, qëllimi kryesor i së cilës ishte lirimi i orkës Lolita.


Ajo quhej gjithashtu Toki, që është një shkurtim i emrit indian për balenën Tokitae.

Thuhet se Lolita ngordhi nga një sëmundje e veshkave. Akuariumi i Miamit njoftoi se ajo kishte shfaqur siklet gjatë ditëve të fundit dhe filloi mjekimi menjëherë nga ekipi mjekësor. Sipas njoftimeve të mëparshme, 57-vjeçarja Lolita supozohej të lëshohej përsëri në oqean.

Përndryshe, edhe pse orkat mund të jetojnë deri në 90 vjet në natyrë, në robëri cilësia e tyre e jetës bie ndjeshëm dhe ato jetojnë mesatarisht nga 10 deri në 45 vjet.

/Motilokal.com