Në këtë shtet u regjistrua dita më e nxehtë e vitit

Në këtë shtet u regjistrua dita më e nxehtë e vitit

Kupola e nxehtësisë e ajrit të nxehtë ka përfshirë sërish një pjesë të Evropës. Vala e të nxehtit me temperatura te larta ka goditur edhe Francën.

Temperaturat në Francë u rritën mbi 42 gradë në disa rajone dje dhe u regjistrua si dita më e nxehtë e vitit në vend.

Sipas të dhënave nga Administrata Meteorologjike, termometrat shkuan deri në 42.7 gradë Celsius në Luginën Rhone në jug të vendit ditën e djeshme dhe me këtë është arritur niveli më i lartë i temperaturave të këtij viti.

Në zonat përreth Puy-Saint-Martin dhe Drome, temperaturat shkuan në 42.5 gradë.

Sidomos në jug të vendit temperaturat pritet të kenë rritje të mëtejshme deri në mesin e javës.

/Motilokal.com