Paralajmëron eksperti: Ngjarjet ekstreme të motit do të kenë ndikim serioz në migrimin e shpendëve

Paralajmëron eksperti: Ngjarjet ekstreme të motit do të kenë ndikim serioz në migrimin e shpendëve

Ngjarjet ekstreme të motit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike do të kenë një ndikim shumë serioz në migrimin e zogjve, paralajmëroi një ekspert i shquar bullgar.

Erërat e forta, temperaturat e larta, ftohjet e papritura dhe shiu i pengojnë zogjtë të kryejnë fluturimet e tyre, tha Peter Jankov i Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve (BSPB).

Ai shtoi se lejlekët, pelikanët dhe zogjtë grabitqarë janë prekur më së shumti nga këto ngjarje të motit, njoftoi të hënën agjencia shtetërore bullgare e lajmeve BTA.

Duke vënë në dukje se këta zogj fluturojnë në mënyrë pasive, pra me krahë të palëvizshëm, duke përdorur rrjedhat e ajrit të ngrohtë, ai shpjegoi se erërat e forta të fundit në bregun e Detit të Zi i penguan lejlekët të fluturonin drejt jugut.

/Motilokal.com