Zbulohet naftë në Shpirag/ Shqipëria mund të bëhet Arabia Saudite e Evropës

Zbulohet naftë në Shpirag/ Shqipëria mund të bëhet Arabia Saudite e Evropës

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zonën naftëmbajtëse të Shpiragut, ku sipas tij, synohet nxjerrja e një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1 kilometra në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se “në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë”.

“Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës”, tha Rama.