Japonia fillon shkarkimin në oqean të ujit radioaktiv

Japonia fillon shkarkimin në oqean të ujit radioaktiv

Japonia nis procesin e derdhjes në Oqeanin Paqësor të më shumë se një milion ton ujë radioaktiv nga termocentrali bërthamor Fukushima Daiichi, i cili u shkatërrua në tërmetin e marsit 2011.

Operatori i centralit Tokyo Electric Power, pompoi një sasi të vogël uji, dy ditë pasi qeveria japoneze miratoi planin. Derdhja e këtij uji në mjedis ka shkaktuar zemërim në vendet fqinje dhe shqetësim në mesin e peshkatarëve për produktet e tyre.

Pamjet e publikuara drejtpërdrejtë nga një dhomë kontrolli e impiantit, TEPCO tregoi një punonjës që ndezi një pompë uji, një lëvizje që shënoi fillimin e projektit të diskutueshëm që pritet të zgjasë 30 deri në 40 vjet.

Ky proces duhet të çojë në shkarkimin e 31.200 metra kub ujë të dekontaminuar në Oqeanin Paqësor deri në fund të marsit 2024, një sasi e barabartë me vetëm 2.3% të totalit të depozituar rreth centralit Fukushima gjatë një dekade, e barabartë me 1.34 milionë metra kub.

/Motilokal.com