Përvëlohet Italia, 17 qytete në alarm të kuq!

Përvëlohet Italia, 17 qytete në alarm të kuq!

Anticikloni afrikan po ushqen sërish temperatura ekstreme në Itali. 17 qytete të vendit, ndër të cilat Bolonja, Firence, Milano e Roma janë në alarm të kuq nga i nxehti përvëlues. Situata pritet të përkeqësohet më tej të premten, kur lista e qyteteve në pikë vlimi do të shtohet me Barin e Campobasso, që deri nesër, siç thonë mediat vendase, do të jenë në fashën “portokalli”.

Ndër zonat më të prekura nga vala e të nxehtit janë rrafshinat e Emilias, ku termometri pritet të kapërcejë 38 gradët Celsius. Tashmë janë në gjendje gatishmërie repartet e urgjencës, spitalet dhe ambientet e kujdesit për të moshuarit.

Autoriteti Shëndetësor lokal i Bolonjës aktivizoi një numër pa pagesë 800-562-110, për t’u ofruar qytetarëve informacion mbi shërbimet, transportin dhe dërgimin e barnave, apo dhe blerjet në banesë. Meteorologët thonë megjithatë se nga e shtuna, megjithatë, presioni i lartë do të fillojë ta lëshojë Italinë, duke lejuar një ulje të lehtë të temperaturave në veri, e ndjekur nga e diela nis atje një mot i paqëndrueshëm që mund të sjellë stuhi.

Fillimi i javës që vjen, sipas tyre, do të sjellë intensifikimin e rrymave të ftohta, temperaturat do të pësojnë një rënie të vogël në të gjithë vendin fqinj. Ekspertët thonë se moti ekstrem po nxitet pjesërisht nga ndryshimet klimatike. Pjesë të Evropës kanë përjetuar temperatura përvëluese dhe janë përballur me zjarre gjatë kësaj vere, por disa vende kanë pësuar viktima në njerëz edhe nga stuhi të furishme dhe përmbytje.

/Motilokal.com