Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.
Dita e shtunë do të jetë me diell dhe vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Pasdite në pjesët jugore do të ketë jostabilitet me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.
E diela pritet të mbajë me diell dhe shumë ngrohtë, me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

/Motilokal.com
