Njihuni me pilotin e parë robot në botë

Njihuni me pilotin e parë robot në botë

Një ekip studiuesish kanë arritur që të krijojnë pilotin e parë robotik humanoid në botë. Përveçse mund të rrëshqasë lehtësisht në ulësen e pilotit dhe të përdorë duart për të rrotulluar çelësat në kabinë, roboti, i quajtur PIBOT, përdor teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për të memorizuar grafikët e fluturimit dhe protokollet e urgjencës.

Ndër vite janë zhvilluar një numër pilotësh robotë. Në vitin 2016, Sistemi i Automatizimit të Punës në Kabinë të Ekuipazhit Ajror të DARPA-s, shoqëroi një pilot në kryerjen e disa manovrave bazë gjatë fluturimit. Një vit më pas, ALIAS uli një Boeing 737 duke përdorur një simulator dhe menjëherë pas kësaj, RE2 Robotics njoftoi se ishte kontaktuar nga Forcat Ajrore të SHBA-së për të zhvilluar një sistem të përbashkët për kontroll autonom të avionëve.

Më pas, në vitin 2019, ROBO-pilot bëri fluturimin e tij të parë i cili zgjati dy orë. Dallimi midis këtyre pilotëve robotë dhe atij të zhvilluar nga studiuesit në Institutin Korean të Avancuar të Shkencës dhe Teknologjisë (KAIST) është se PIBOT, roboti më i ri i krijuar për të drejtuar një aeroplan, përdor Inteligjencën Artificiale dhe është humanoid. Është pikërisht pjesa humanoide që e bën atë të parin në botë.


Ndërkaq, Kina e sheh përdorimin e robotëve si një zgjidhje për një mungesë kritike të punonjësve shëndetësorë dhe socialë. Në një artikull të publikuar nga Sixth Tone thuhet se numri i të moshuarve në Kinë po rritet, por burimet nuk po mbahen, ndaj nevojiten makineri “të zgjuara” për të ulur barrën e njerëzve. Kështu mendon Gao Hongjun, drejtor i një qendre për të moshuarit në qendër të Shangait, i cili beson se përndryshe të gjithë do të lodhen dhe nuk do të jenë në gjendje të kujdesen mirë për të moshuarit.

/Motilokal.com