Prevalla, aty ku natyra është aq madhështore sa duket si kartolinë/ FOTO

Prevalla, aty ku natyra është aq madhështore sa duket si kartolinë/ FOTO

Prevalla është një nga bukuritë e rralla të Kosovë që gjendet 28 kilometra larg Prizrenit dhe rreth 12 kilometra larg Brezovicës. Ky vend i bukur kufizohet me një pyll të madh, ku gjatë verës ka një pamje mahnitëse gjelbëruese gjithandej dhe me një freski që rrallë se e gjen diku tjetër.


Ky vend i bukur gjendet në një lartësi mbi detare mbi 1800 metra që ka tipare shëruese si verës, e veçanërisht gjatë dimrit. Po ashtu njihet edhe për fenomenin e gërshetimit të dy rrymave ajrore (ajri mesdhetar dhe ajri i bjeshkëve të Sharrit). Për këtë edhe preferohet nga mjekësia që së paku një herë në vit të vizitohet ky vend, pasi ndihmon në fitimin e rruzave të gjakut, ndihmon në të pamurit (shikueshmëri të qartë), por edhe për sëmundjet e mushkërive.


Prevalla ofron pamje mahnitës në çdo stinë të vitit.


Prevalla si në çdo stinë, edhe në stinën e verës është e mbushur me turistë nga trojet shqiptare ku krahas kosovarëve, edhe shqiptarët nga Shqipëria janë ndër vizitorët më të shpeshtë të kësaj qendre turistike.

Parku Kombëtar Sharrit është një kompleks bukurish interesante, ashtu siç janë vetë bukuritë e Kosovës. Këto bukuri marrin formën imponuese me pyje mes të cilave shtrihen e ndihet rrjedha e përrenjve edhe e Lumëbardhit ja shton edhe më shumë bukurinë këtij vendi magjik.

/Motilokal.com