Po përgatiteni për fundjavë? Shihni si do të mbajë moti në Gjermani

Po përgatiteni për fundjavë? Shihni si do të mbajë moti në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira, parashihen edhe riga shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 19 deri në 24 °C. E diela parashihet me vranësira e reshje shiu dhe erë. Temperatura pritet të luhaten nga 17 deri në 23 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 18 deri në 24 °C. E diela pritet të jetë me shi. Temperaturat do të sillen nga 17 deri në 21 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe intervale me diell. Temperatura do të luhaten nga 17 deri në 22 °C. E diela parashihet të jetë me diell dhe shi. Termometri pritet të shënon temperatura prej 14 deri në 21 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira e diell. Temperaturat do të luhatën nga 18 deri në 21 °C. Dita e diel do të mbajë mot me diell dhe re. Temperatura do të lëvizin prej 17 deri në 23 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 18 deri në 22 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot me sh. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 15 °C.

/Motilokal.com