Milano regjistron ditën më të nxehtë në 260 vitet e fundit

Milano regjistron ditën më të nxehtë në 260 vitet e fundit

Në 260 vjet histori, Milani nuk ka qenë kurrë aq i nxehtë sa e mërkura e 23 gushtit, këtë e bëri të ditur Agjencia Rajonale e Lombardisë për Mbrojtjen e Mjedisit (ARPA). Duke shpjeguar se që kur stacioni Milan Brera ka regjistruar të dhëna të temperaturës, pra që nga viti 1763, nuk është regjistruar kurrë një temperaturë mesatare ditore prej 33 °C si ajo e së mërkurës së kaluar, që tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 32.8 °C, të regjistruar më 11 gusht 2003.

Vala e gjatë dhe intensive e të nxehtit, e cila filloi rreth datës 15 gusht, arriti kulmin e saj në orët e fundit, duke regjistruar gjerësisht vlera maksimale midis 35 dhe 39 °C në fusha dhe në Apenine, por në disa raste duke arritur edhe 40 gradë. Në orët e ardhshme vapa do t'i lërë vendin shtrëngatave të forta, të cilat do të pasohen me rënie të theksuar të temperaturave në fillim të javës së ardhshme, madje me 10-15 °C në vlerat maksimale.

/Motilokal.com