Higjiena e duhur e gjumit ndikon në produktivitetin gjatë ditës

Higjiena e duhur e gjumit ndikon në produktivitetin gjatë ditës

Shumë besojnë se ata që zgjohen herët janë më të pranueshëm. Megjithatë, një studim i ri zbuloi se faktorë të tjerë ndikojnë në produktivitetin.

Studiuesit nga Brigham and Women's Hospital në Boston gjurmuan modelet e gjumit të 61 studentëve, të cilët punonin me kohë të plotë në Kolegjin e Harvardit, për 30 ditë.

Ekspertët ndoqën studentët që kryesisht flinin të njëjtin numër orësh, edhe pse ata shkonin të flinin dhe zgjoheshin në periudha të ndryshme të ditës gjatë një muaji. Njerëzit që ndiqnin të njëjtin rend gjumi kishin rezultate më të mira, ndërsa ata që shkonin në shtrat në orare të ndryshme gjatë javës kishin rezultate pak më të këqija.

Ekspertët arritën në përfundimin se rezultatet tregojnë se të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën kohë lidhet pozitivisht me performancën e mirë akademike.

Gjithashtu, studime të tjera mbështesin higjienën e gjumit. Studiuesit nga Universiteti Baylor kryen një studim të ngjashëm në 2018. Më pas ata zbuluan se sa më i parregullt të ishte orari i gjumit i studentëve, aq më keq i përballonin detyrat gjatë javës.

/Motilokal.com