Pas valës së nxehtë, priten stuhi të fuqishme?!

Pas valës së nxehtë, priten stuhi të fuqishme?!

Java që sapo nisëm pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme deri në mesjavë.

Duke nisur nga pasditja e së hënës do të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin e Shqipërisë, të cilat do të shoqërohen me bubullima, rrufe dhe breshër.

Dita e martë do të ketë mot të vranët deri në orët e para të mëngjesit dhe më pas alternime kthjellimesh. Reshjet pritet të jenë hera herës në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit e më pas reshjet do të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore.

Edhe në Kosovë nga pasditja e sotme priten rrebeshe shiu, bubullima, rrufe dhe breshër.

Ditën e martë do të mbajë mot më i freskët, me vranësira e intervale me diell dhe reshje shiu.

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë, me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Nga fundi i ditës vranësira do të shtohet.

Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht me vranësira, nga mëngjesi i paqëndrueshëm dhe pak më i freskët, me reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima, vende-vende në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte breshër.

Ndërsa dita e hënë në Mal të Zi pritet të jetë me diell dhe vranësira, gjatë pasdites priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

Gjatë ditës së martë, moti pritet të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu.

/Motilokal.com